VLORE– Një sasi e madhe lëndësh narkotike, e llojit kanabis, është gjetur pasditen e sotme në Vlorë. Sipas policisë, droga është gjetur brenda një gomone të fshehur në afërsi të derdhjes së lumit Vjosa. (Foto ilustruese)

Strukturat Policore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare thonë se gjatë operacionit u sekuestrua 412.5 kg kanabis, 1 gomone dhe 60 litra benzinë. Dyshohet se sapo kanë pikasur policinë, personat përgjegjës kanë braktisur mjetin lundrues me të cilin po transpotonin lëndën narkotike.

Sakaq, vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet hetimore për rastin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Trafikimi narkotikëve, mbetur në tentativë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb