POGRADEC- Policia e Qarkut Korçë ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy vajza adoleshente, të cilat kanë përdorur kartëmonedha false. Mësohet se procedimi ka nisur për XH.A. dhe S.B., të dyja 15 vjeç, banuese në Tiranë.
Ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit R.L., 19 vjeç dhe E.H., 22 vjeç, të dy banues në Pogradec, të cilët deklarojnë se më datë 18.08.2018, duke punuar si kamerierë në një lokal në lagjen 1 Pogradec, shtetaset e mësipërme (kliente), u kanë dhënë për shërbimin e tyre, përkatësisht secilit, 5 dhe 4 kartëmonedha 500 lekëshe të reja (të bllokuara në cilësinë e provës materiale), të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
(m.k/BalkanWeb)
