Klea Prenga ka postuar në rrjetet sociale pamje ku shihet gjendja e saj , pak javë pasi u dhunua barbarisht nga Antonela Berisha dhe motra e saj.

Me një shenjë të lehtë në fytyrë, pasi u godit me gotë nga motrat Berisha teksa darkonte në një restorant në Tiranë, Prenga tregon se është duke u rikuperuar.

Pas sherrit të rëndë, ku motrat e akuzonin atë se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës, ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën.

Policia i ka shpallur në kërkim, ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb