Rexhino Pepaj është 34-vjeçari nga Berati që u dhunua mbrëmjen e djeshme nga policia në protestën e opozitës. Anëtar i degës së PD-së Berat, ai u nis pasditen e djeshme drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës së bashkuar para kryeministrisë.

Pas mbarimit të protestës, ai u mor zvarrë nga policia, e cila e ka futur në furgon dhe e ka dhunuar si aty edhe në ambientet e Komisariatit Nr.1 Tiranë, ku u mbajt 4-orë.

Pas mbërritjes në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Berat, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor, Rexhino tregon se gjatë protestës policia i hodhi gaz lotsjellës me piper në sy dhe ai ra në tokë, më pas e kishin dhunuar dhe e kishin futur në furgonin e policisë, ku e kishin goditur sërish.

Ai tregon se edhe në Komisariatin Nr.1 të Policisë Tiranë,ku e mbajtën mbi 4-orë e kanë dhunuar. Më pas, tregon ai, pasi e panë që gjendja e tij ishte përkeqësuar pasi ai vuan nga astma e kishin nxjerrë jashtë dhe i kishin thënë “Ik në spital se s’je mirë”

Ai tregoi se ka probleme me shikimin dhe shprehet se u dërgua në spital nga miqtë e tij.

Dhunën që ka pësuar njëri nga anëtarët e Partisë Demokratike të degës së Beratit, e ka denoncuar nga ambjentet e Urgjencës së Spitalit Rajonal Berat edhe kryetari i kësaj dege, Kasion Hasimetaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb