Një emër i njohur i krimit të organizuar shqiptar, Durim Bami, është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri, duke rikthyer vëmendjen mbi aktivitetet e bandave të Fushë-Krujës dhe rrjetet e tyre kriminale.
Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, Durim Bami, i cili është ekstraduar së fundmi nga Dubai, ka qenë një figurë kyçe në historinë e krimit shqiptar, duke u përfshirë që nga moshë e re në sulme me tritol ndaj shtyllave të tensionit të lartë, si pjesë e një dinamike që sipas tijlidhej me ndikimet politike të kohës. Më pas, ai u bë pjesë e grupeve të bandave që përdornin vrasës me pagesë dhe intimidime të ndryshme.
Gazetari thekson se psikologjia e një personi si Bami e bën të vështirë bashkëpunimin me drejtësinë, megjithatë, nëse ai do të vendoste të bëhej pentito, sipas Dervishit, do të zbardheshin dosje të nxehta që përfshijnë një seri vrasjesh dhe atentatesh të rëndësishme,
“Emër i madh në krimin shqiptar, përfaqësues i njohur i grupit të Fushë Krujës që ishin në shërbim të bandave të njohur si intimidues, vrasës me pagesë. Durimi është më i vjetri, sepse që në moshë të vogël akuzohej për tritol ndaj shtyllave të tensioni të lartë. Ishte kryeministër Meta dhe ishte trend që shtyllat e tensionit shpërtheheshin që t’i uleshin pikë Nanos. Më pas del pjesë në bandën që kishte vrasës me pagesë. Në psikologjinë e një personi të tillë, nuk janë të prirur të bashkëpunojnë. Nuk duan të hapin më tej telashe për veten, janë shumë të kujdesshëm. Nuk besoj se do të bashkëpunojë. Nëse do të kthehej do të ndodhte një revolucion i paparë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, do të zbardheshin një seri vrasjesh, mes të cilëve Ervis Martinajt, ka një implikim shumë masiv, Artan Santos, atentati ndaj Tom Doshit, zhdukja e Enver Stafukës etj. Zhdukja e Vis Martinaj tund themelet”, tha ai.
