Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas i cili muajin e kaluar u ekstradua nga Dubai.

Apeli i GJKKO vendosi ne muajin maj vijimin e mases arrest me burg

Çapja dyshohet në kuadër të operacionit plumbi i artë per sigurim kushtesh për te kryer vrasjn e Sokol Sanxhaktarit.

Emri i tij u përmend nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Florenc Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin (GJKKO), për përfshirje në vrasjen e dyfishtë të Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan. Vendimi është bërë i formës së prerë nga Gjykata e Apelit të GJKKO më 15 nëntor 2023

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb