Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot të konfirmojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Daniel Lalajn, 21-vjeçarin e ekstraduar dy ditë më parë nga Gjermania.

Lalaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për disa vepra penale të rënda, përfshirë “kultivimin e narkotikëve”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” si dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.

Pas ekstradimit në Shqipëri, rasti i tij u paraqit përballë gjykatës, e cila vendosi të mos ndryshojë masën e mëparshme të sigurisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb