Detaje të reja mësohen në lidhje me operacionin e zhvilluar në zonën e Ujit të Ftoftë në Vlorë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se ësHtë zbardhur ekzekutimi i Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Ndërkohë janë lëshuar urdhër arreste për Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrullah.

NGJARJA:
Ekzekutimi i Gentian Qarrit ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit 2021.

Autorët kanë pritur për rreth 10 minuta në rrugë, derisa ai të dalë nga ambjentet e një gomisterie aty pranë, dhe të shkojë në lokal.

Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Vlorës, tregojnë se “Toyota Yaris”, ku qëndronin autorët ka lëvizuar pak para se të qëllonin me armë. Pranë ka kaluar një makinë policie, ndaj ata janë detyruar të largohen për tu rikthyer brenda pak çastesh, duke pritur që të dilte objektivi i tyre, Gentian Qarri ose siç thirej ndryshe në Vlorë me nofkën “Gëçe”. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup.

Nga pamjet filmike të administruara nga policia duket se ndaj tij është qëlluar me automatik nga brenda automjetit tip Toyota jaris që ishte në lëvizje.
Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë pasi ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb