Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pas emërimit si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.
Kryeministri Edi Rama konfirmoi zyrtarisht emrin e saj në këtë post të rëndësishëm. Spiropali e cilësoi detyrën si një nder dhe përgjegjësi të madhe.
Ajo theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 është një mision historik. Më herët, ajo ka drejtuar Kuvendin e Shqipërisë.
“Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik.
Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime.
Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane.”, shkruan Spiropali.
(BalkanWeb)
