Gjykata Administrative shqyrton sot padinë e ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Veliaj pretendon se Dado është emëruar në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit, pasi ai nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk përmbush as kriteret përjashtuese për kualifikimin.

Avokati i Dados i ka kërkuar gjykatës ta rrëzojë padinë, duke theksuar se procesi penal ku Erjon Veliaj është i pandehur, nuk ndikohet, pasi çështja ka edhe një prokuror të dytë, Altin Dumanin.

Kryebashkiaku Veliaj u ka kërkuar edhe ndërkombëtarëve që të shkojnë në seancën e 8 majit ku shqyrtohet padia e tij për emërimin e paligjshëm të prokurorit të posaçëm Ols Dado dhe t’u kërkojnë togave të zeza, transmetimin e drejtpërdrejtë të procesit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb