TIRANË- Drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Dallëndyshe Bici ka shkarkuar dy punonjës të këtij inspektorati, pasi akuzohen për korrupsion. Mësohet se dy punonjësit e shkarkuar janë Aneld Këndezi dhe Bledar Pullazi, ndërsa IKMT deklaron se ndaj tyre do të kërkohet ndjekje penale.

Vendimi u mor menjëherë pasi emisionin investigativ “Stop” transmetoi filmimet ku dy punonjësit shfaqeshin në proces korruptimi teksa ishin duke kryer detyra publike.

ikmt falënderon mediat dhe inkurajon çdo denoncim kundrejt personave që përfitojnë nga detyrat publike duke abuzuar. Po ashtu IKMT thekson se ngjarja nuk duhet të zbehë besimin e shqiptarëve në punën e këtij institucioni.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb