Jepet masa për 4 personat e arrestuar, si pjesë e ekuipazhit të anijes shqiptare Geni, ku në bordin e saj u sekuestruan 51 mijë litra naftë kontrabandë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Gjykata e Durrësit la në burg Elton Qevanin dhe Selim Gaban, ndërkohë ‘detyrim paraqitje’ për Muhamed Radën dhe Klajdi Kapxhiun.

Kujtojmë se pak ditë më parë kjo anije u ndalua në portin e Durrësit, ndërkohë që u furnizua nga një anije libiane, ndërkohë që 10 anëtarët e ekuipazhit kësaj ranë pas hekurave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: