Zbardhet identiteti i të moshuarit që u gjet i vdekur dhe me shenja dhune në trup, në banesën e tij në Bulgarec të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Vija. Dyshohet se i moshuari ka shenja dhune në trup çka ka sjellë vdekjen e tij.

Nga grupi hetimor ka nisur puna për zbardhjen e vdekjes së 78-vjeçarit pasi mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: