Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me trupin e pajetë që u gjet sot në Tufinë.

Sipas bluve, bëhet fjalë për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili është gjetur rreth orës 14:16, në një objekt në rrugën “Myslim Keta”.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.12.2020, rreth orës 14:16, në rrugën “Myslim Keta”, në një objekt është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb