Autori i vrasjes së 39-vjeçares, nga Kosova është ish-bashkëshorti i saj. Sipas hetimeve ka rezultuar se 47-vjeçari ka pranuar vrasjen dhe ndodhet në paraburgim.

Krimi i rëndë ndodhi në Austri. Gruaja u gjet pa shenja jete në kopshtin e shtëpisë së saj me plagë nga thika dhe arma e zjarri

39-vjeçarja nga Kosova Zoja Oroshi, ka pasur konflikte të vazhdueshme me ish-bashkëshortin e saj. Sherri mes tyre siç raportojnë mediat në Kosovë, ka ardhur si pasojë e problemeve familjare, por pa dhënë shumë detaje.

“Mund të konfirmojmë se një shtetas austriak 47-vjeçar, me origjinë nga Kosova, dyshohet se ka vrarë gruan e tij më 5 prill 2026, në Soss, duke i shkaktuar plagë me armë zjarri dhe thikë. I akuzuari ka pranuar krimin dhe është dërguar në Qendrën Korrektuese Wiener Neustadt. Një urdhër paraburgimi është kërkuar tashmë. Hetimi policor vazhdon, ndërsa problemet familjare midis autorit dhe viktimës po shqyrtohen si motiv i mundshëm”, thuhet në reagimin zyrtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: