Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati.

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen, duke bërë me dije se viktima ësht9 identifikuar si 66-vjeçari me inicialet E.A.

Elbasan / Informacion paraprak

Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe, si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb