Një anije tregtare mallrash është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në portin e Odessa Në Ukrainë. Sipas mediave ndërkombëtare, anija është përfshirë nga flakët pas një sulmi rus. Forcat ajrore ukrainase, raportuan sulme me raketa e dronë në zonë.
Anija në momentin e sulmit ndodhej në Portin e Chernomorsk, një nga tre portet kryesore në rajonin e Odessa në Detin e Zi.
Rusia javën e kaluar kërcënoi se do t’i “ndërpresë Ukrainës aksesin në det” në shenjë hakmarrjeje për sulmet me dronë ukrainase.
