IRAN

44 persona kanë vdekur në Iran nga alkooli që përdornin për t’u mbrojtur kundër koronavirusit. Në Khuzestan, Alborz dhe Kermanshah personat kanë përdorur alkool për t’u mbrojtur nga koronavirusi por u helmuan dhe për pasojë edhe ndërruan jetë.

Madje në Khuzestan tashmë numri i të vdekurve nga alkooli është më i lartë (36) se numri i të vdekurve nga vetë koronavirusi (18). Irani si një shtet islamik e ka të ndaluar alkoolin me përjashtim të disa minoriteteve që nuk i përkasin fesë muslimane.

Në rastin në fjalë personat që kanë ndërruar jetë u helmuan nga “Bootleg Liquor”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb