Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen  e sotme në Ksamil, ku një pushues i huaj është plagosur rëndë pasi është zhytur me kokë në det.

Gazetarja Shpresa Dine bën me dije se ka mbetur i plagosur një turist nga Rumania, Catälin Dumitru Macanu, 38-vjeç.

Ky i fundit është transportuar e helikopter drejt Traumës, pasi ka marrë plagë të rënda. Gjashtë ditë më parë, një pushues 28-vjeçar nga Tepelena u transportua me helikopter në Tiranës pas frakturës së rruazave të qafës të shkaktuara nga hedhja me kokë në një nga plazhet e Sarandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb