Një 81-vjeçare, e identifikuar si Liza Gjonaj i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur në Rrëshen, ndërsa e moshuara ka humbur jetën në vendngjarje.
“Rreth orës 11:00, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja Liza Gjonaj, 81 vjeçe, e cila si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
