Rruga e re kombëtare Qukës–Qafë Plloçë, e inauguruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku më 5 shtator të këtij viti, po tregon tashmë dobësitë e saj infrastrukturore.

Vetëm pak javë pas hapjes, aksi po përballet me probleme serioze si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit.

Sot, një pjesë e masivit shkëmbor në këtë aks ka pësuar rrëshqitje, duke bllokuar një nga tre korsitë e rrugës. Rrëshqitjet e dheut vazhdojnë edhe në këto momente, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit.

Problemet e vazhdueshme me akset e reja rrugore, të sapo përfunduara – ngrenë dyshime për cilësinë dhe menaxhimin e investimeve në infrastrukturën kombëtare.

Rrugët e reja që u ‘premtuan’ se do të përmirësonin qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve duket se vetëm pak javë pas inaugurimit, nuk arrijnë të përballojnë kushtet elementare të motit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb