Shoqatat e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen si antikushtetues të ligjit të ri për pagat e magjistratëve.

Ligji, i miratuar nga Kuvendi të enjten e kaluar dhe i dekretuar nga Presidenti një ditë më pas, është kundërshtuar nga përfaqësuesit e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kërkojnë shqyrtimin e tij nga Gjykata Kushtetuese.

Me këtë ankim nis një tjetër përplasje institucionale mes Kuvendit dhe sistemit të drejtësisë, rreth një vit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të gjyqtarëve dhe prokurorëve për çështjen e pagave.

Tashmë pritet që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën dhe të vlerësojë nëse dispozitat e ligjit të ri përputhen me Kushtetutën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: