Ish-deputeti britanik, i cili pak ditë më parë u zbulua duke parë video pornografike në një nga dhomat e Parlamentit, ka bërë me dije se ka marrë kërcënime me vdekje.
“Kam marrë kërcënime për jetën, për mua dhe bashkëshorten tim. Unë mund të kem bërë gjëra, por kjo nuk do të thotë që unë apo familja ime duhet të kërcënohemi”, tha Tory Neil Parish për gazetarët.
Ditën e djeshme, deputeti britanik dha dorëheqjen, pasi iu dorëzua presionit publik, raportoi DailyMail.
Të premten, deputeti ishte pezulluar nga detyra, pasi zbuloi se ishte pikërisht ai që kishte parë videot erotike.
Ai gjithsesi sqaroi se akuzat mbi faktin që po intimidonte gratë të cilat ishin të pranishme në atë moment dhe se videoja ishte hapur pikërisht me këtë qëllim, nuk janë të vërteta.
“ Nuk mund të justifikoj veprimin tim, ai ishte i gabuar, por nuk është aspak e vërtetë që po përpiqesha të isha intimidues ndaj kolegeve të pranishme”, tha ai.
(BalkanWeb)
