Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi rezultoi se transportonte drogë.

Sipas mediave italiane, 40-vjeçari shqiptar u pikas nga autoritetet italiane gjatë një kontrolli që po kryhej, ndërsa kishte shfaqur edhe shenja nervozizmi.

Kjo ka shtuar dyshimet te policia, dhe pas kontrollin në San Trovaso, në çantën e shpinës iu zbuluan dhe sekuestruan 7 kg kokainë. Sipas hetimeve rezultoi se drogën do e shpërndante për festat e fundjavës, në zona të ndryshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: