Finalizohet operacioni i koduar “Alias”.

Një 42-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit në hotelin ku po qëndronte i janë gjetur armë zjarri pa leje dhe një sasi lëndë narkotike kokainë.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë;

Finalizohet operacioni i koduar “Alias”.

Mbante pa leje, armë zjarri (pistoletë), arrestohet në ambientet e hotelit ku qëndronte, në Mamurras, 42-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sasi lënde narkotike Kokainë.

Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e Kokainës dhe 2 celularë.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të punës operative dhe kontrolleve, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Alias”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.

Në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qëndronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb