Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A.M.

“Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, një pushkë pneumatike dhe një armë e ftohtë (thikë). Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.”, sqaron policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: