Një 44-vjeçar shqiptar i arrestuar në gusht në Britani, nën akuzën për posedim droge është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit do të dëbohet drejt Shqipërisë.

Elton Bakijasi, është arrestuar më 3 gusht të vitit të kaluar në Bringthon, pasi dyshohej se përdorte makinën e tij për të shpërndarë drogë.

Gjatë kontrollit policor, në makinë u gjetën 27 doza me kokainë si dhe prova që Bakijasi përdorte një leje drejtimi të rreme italiane.

“Kapja e kriminelëve dhe mbajtja e sigurt e komuniteteve tona është një punë gjatë gjithë ditës, e kryer çdo ditë të vitit”, tha Kryeinspektori i policisë së Sussex, Andy Saville pas kapjes së 44-vjeçarit.

Bakijasi u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg dhe pasi të shlyejë detyrimin do të dëbohet për në Shqipëri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb