Policia e Sarandës ka arrestuar një 58-vjeçar i cili akuzohet për veprat “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe ““mbajtje pa leje e municioneve luftarake”.

Raportohet se shtetasi me iniciale Besnik Ogiçi u arrestua në flagrancë në banesën e tij ku u gjetën dhe sekuestruan 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi të vogël municioni luftarak.

Sakaq, materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. O., 58 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi të vogël municioni luftarak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: