Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia vajzën e këngëtares Eli Fara. Marina Fara, 39 vjeçe e cila njihet edhe si Roxhensa Kapurani është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Marina Fara u kap ditën e djehsme me 2.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjet.

Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.

‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.

Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb