Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Edison Begajn. Gazetari Enrin Mehmeti tha për ‘BalkanWeb‘ se vendimi Begajt i është komunikuar këtë të premte në ambientet e spitalit të Vlorës, ku Begaj ndodhet i shtruar për shkak të një plage në këmbë.
38-vjeçari u arrestua më 15 Qershor, gjatë një aksioni blic të RENEA-s në Lungomare të Vlorës, teksa me vete iu gjet një pistoletë. Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për Policinë. Ai i shpëtoi atentatit me katër plumba mesnatën e 29 Majit në Kaninë të Vlorës.
Begaj ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, ndërsa më parë ka qenë hetuar dhe gjykuar për prodhim e shitje të narkotikëve dhe municioneve luftarake.
