Autoritetet në Britani kanë vënë në pranga një shqiptar për rritjen e kanabisi në një banesë me vlerë mijëra paund në Alfreton.

Gjatë kontrolleve autoritetet kanë gjetur rreth 44 bimë që kapin një vlerë prej 16,500 £ , ndërsa e tharë vlera e saj shkon në rreth 21,000 £.

31-vjeçari shqiptar Lavdim Jukupi u arrestua gjatë përpjekjes së tij për t’i shpëtuar prangave të policisë. I riu shqiptar është akuzuar për kultivim të kanabisit, ndërsa ndaj tij pritet të vendoset edhe masa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: