Policia e Lezhës ka arrestuar 4 persona, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasit Idriz Hyseni, Hasan Kasmi, Hazbi Kasmi si dhe Merita Kasmi, të gjithë banues në Fushë Milot, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Fushë Milot, Kurbin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: