Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi policia u ka gjetur armë e drogë. Një pistoletë “Glock” me numër serie të gërryer, karikator, silenciator, fishekë, kokainë dhe hashash janë sendet e sekuestruara. Arma kishte numrin serial të gërvishtur, me karikator të futur dhe gati për përdorim, të pajisur me një silenciator të bërë vetë ndërsa fishekët i përkisnin një arme tjetër.

Në banesën ku u gjetën sendet e paligjshme kishte një sistem video survejimi për të monitoruar rrethinën, për të shmangur kontrollet e mundshme nga policia. Në banesën e cila në atë moment ishte bosh, policia gjeti dy dokumente. Dhe kështu ata filluan të kërkonin pronarët e materialit të sekuestruar. Jo shumë larg banesës, u ndaluan dhe u arrestuan dy të rinj shqiptarë, A. K., 18 vjeç dhe K. K., 23 vjeç, me banim në Casermone dhe nga hetimet e para të kryera, të mbërritur së fundmi në Frosinone.

Prokurorja publike Beatrice Neroni urdhëroi burg për të dy, të cilët mbrohen nga avokatët Marco Maietta dhe Francesca Campagiorni. Ndërkohë vijojnë hetimet për të kuptuar se çfarë po bënin të dy në Frosinone. Por mbi të gjitha hetimet do të kenë të bëjnë me armën për të përcaktuar origjinën e saj, nëse ajo është përdorur në episode kriminale të kryera në provincë apo gjetkë dhe për të vlerësuar nëse “Glock” duhej të përdorej për diçka specifike. Është gjithashtu e paqartë nëse të dy ishin thjesht ruajtës të armës dhe, nëse po, në emër të kujt. Hetimet do të kryhen edhe për drogën dhe për kanalet e mundshme të furnizimit dhe shitjes së lëndës narkotike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb