JANINË

Sot në aksin Kakavijë – Janinë janë sekuestruar 115 kilogramë drogë e llojit marijuanë.

Policia greke e gjeti drogën të fshehur në një kamion. Njëri kamion ecte në rrugë, ndërsa një kamion i dytë ruante të parin.

Një nga shqiptarët e arrestuar është shtetasi 29-vjeçari Spiro Dukoli. I riu ngiste kamionin me targat AA 328 ET.

Ndërsa, në pranga ka rënë edhe një shtetas i moshuar, B.Kovaçi, 60 vjeç nga Dropulli.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb