Personat që shihni janë dy kushërinjtë e arrestuar në Kamëz për kokainë. Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Hallka e parë”, duke sekuestruar 2 kg e 235 gram kokainë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Saimir Nelën dhe Armand Nelën, djem xhaxhai.
Ata akuzohen se shisnin kokainë në zonën e Freskut në kryeqytet.
Sakaq, lënda narkotike që u kap dyshohet se ka ardhur nga Spanja me kamion. Në Spanjë jeton vëllai i Saimir Nelës, Ervin Nela, i cili dyshohet se është dërguesi nga atje.
