Milan Skriniar u përfol shumë gjatë verës për një kalim të mundshëm te PSG. Parisienët, pavarësisht se bënë oferta të jashtëzakonshme për klubin dhe lojtarin, mbrojtësi sllovak vendosi të qëndrojë në Milano.
Por çfarë e shtyu Skriniar të mos ndërrojë ambient. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, partnerja e 27-vjeçarit ka bindur futbollistin për të vijuar karrierën në Serie A. Milan Skriniar ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme e skuadrës së ndërtuar nga trajneri Simone Inzaghi.

(BalkanWeb)
