Pas kërkesës për anulimin e fazës së parë të provimit të pranimit në profilin gjyqtar/prokuror/ndihmës ligjorë, Shkolla e Magjistraturës ka bërë me dije se ka përfunduar procesi i vlerësimit të ankesave dhe se ka shpallur listën përfundimtare të konkurrentëve që do të vijojnë fazën e dytë të provimit të pranimit.

Faza e dytë e provimit të pranimit do të zhvillohet në dy ditë, 25 prill ora 08:00 dhe 28 prill ora 11:00 në ambientet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë

Njoftimi i plotë:

Mbi listën përfundimtare të konkurrentëve të kualifikuar për të marrë pjesë në fazën e dytë (testin profesional) të provimit të pranimit në profilin gjyqtar/prokuror/ndihmës ligjorë në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025 dhe datën dhe orën e zhvillimit të provimit

Shkolla e Magjistraturës, në përfundim të procesit të vlerësimit të ankesave, bazuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, shpall listën përfundimtare të konkurrentëve që do të vijojnë fazën e dytë të provimit të pranimit.

Faza e dytë e provimit të pranimit do të zhvillohet në dy ditë, konkretisht:

Dita e parë e fazës së dytë të provimit:

Datë 25 prill 2024, ora 8.00, në ambjentet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë

Dita e dytë e provimit të pranimit:

Datë 29 prill 2024, ora 11.00, në ambjentet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë.

Rikujtojmë se faza e dytë e provimit të pranimit zhvillohet në dy ditë të ndryshme, ku, ditën e parë, zhvillohet provim mbi 5 (pesë) teza, ndërsa në ditën e dytë, zhvillohet provim mbi 3 (tre) raste praktike nga e drejta civile, e drejta penale dhe e drejta administrative.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb