Ditën e sotme një i burgosur në burgun e Drenovës në Korçë ka tentuar të vetëflijohet pasi provoi të dëmtonte veten me një mjet prerës.

Nga burime të BalkanWeb mësohet se i dënuari ka tentuar vetëplagosjen pas një konflikti me të dënuar të tjerë, ngjarje e cila përsëritet në këtë institucion për herë të dytë brenda një harku kohor të shkurtër.

Sakaq, i dënuari është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa veprimet e të burgosurve po verifikohen nëpërmjet kamerave të sigurisë për të zbardhur ngjarjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb