Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj, përkatësisht të moshës 37 dhe 31 vjeç.
Blutë njoftojnë se ndaj këtyre dy persona ka nisur procedimi penal pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. G., 37 vjeç dhe M. D., 31 vjeç, banues të dy në Vlorë, pasi më datë 25.08.2025, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
