Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj u shpreh se protesta nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë të protestojë kundër regjimit.

Në një intervistë në “News24” Lapaj foli edhe për incidentin me policinë, i cili më pas përfundoi edhe në spital.

Lapaj tregoi se kanë bërë njoftim për protestën siç e kërkon procedura, por sipas tij, policët në mënyrë të dhunshme, hoqën çadrat dhe ndodhi edhe përplasja. Gjithashtu shtoi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

I pyetur nëse kanë pasur kontakt nga Avokati i Popullit për mënyrën se si u trajtuan ai dhe aktivistët nga policia, Lapaj tha se nuk kanë pasur asnjë kontakt. Ndërsa shtoi se nuk e njohin si institucion.

“Nuk kemi patur dhe që të jem i sinqertë në nuk e njohim si institucion sa kohë që drejtohet nga një njeri që nuk përfaqëson vlera në jetën publike të vendit. Ne kemi bërë njoftim në polici, 4 ditë para protestës, kemi njoftuar për vendin orën pjesëmarrjen kohën e me radhë. Masivitetin e madh të punonjësve të policisë ju e patë. Erdhën për të hequr çadrat. Por standardin e çadrave në bulevard e vendosi Rama në 2009. Dhe këto i hoqën dhunshëm pa asnjë njoftim. Por erdhën me civilë që u bënin foto njerëzve, dhe po ashtu natën duke hequr kampin për herë të dytë. Do bëj ankesat pranë AMP, pasi sjellja e tyre ka rrezikuar jetën time. Sjellja e tyre ishte e shëmtuar por edhe në tendenca të rrezikshme për jetën”, tha ai.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb