ITALI

Mediat italiane shkruajnë se një “luftë” e ashpër mes shqiptarësh u zhvillua në një autostradë në Frosinone të Italisë dhe si bazë mendohet se është “lufta” për kontrollin e zonave të prostitucionit në këtë zonë.

Mendohet se zënka mes shqiptarëve ka ndodhur në një automjet. Ata fillimisht kanë zhvilluar debat të ashpër, kurse më pas 37-vjeçari me inicialet J.M ka qëlluar bashkëkombësin, një 27-vjeçar, duke e plagosur rëndë atë, pasi plumbi i ka qëlluar në kokë. J.M, autori i ngjarjes mësohet se edhe armën e kishte të vjedhur dhe po ajo pistoletë ishte përdorur në një grabitje të mëhershme.

J.M e ka qëlluar rivalin me plumb në kokë dhe ka menduar se e ka vrarë atë. Ai e ka gjuajtur shqiptarin tjetër në një distancë tepër të afërt, sa në vendngjarje është krijuar një pellg i madh gjaku. Autori u mor më pas nga autoritetet, ku edhe u akuzua për tentativë vrasjeje dhe për armëmbajtje pa leje. Autori J.M u dërgua në mbajtje në burgun e Frosinones.

  • foto galeri
  • foto galeri

Menjëherë në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca. Për të plagosurin rëndë, u dha ndihma e parë, ku pas një operacioni kirurgjikal, u arrit që plumbi të nxirret nga kafka. Megjithëse mjekët janë përpjekur ta mbajnë të riun në jetë, gjendja e tij paraqitet kritike dhe shanset për të jetuar janë shumë të pakta. Dy shqiptarët e përfshirë në konflikt janë të dy banues në Frosinone dhe që të dy kishin leje qëndrimi të rregullt në shtetin italian.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar. Hetuesit janë duke hetuar pistën e luftimit të anëtarëve të bandave të prostitucionit për të mbajtur nën kontroll sa më shumë territor. Në vitin 2019, duket se ka një rritje të tregut të prostitucionit në Frosinone, ku edhe numri i vajzave që prostituojnë është rritur ndjeshëm.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb