Tre shqiptarë janë arrestuar pas një sërë vjedhjesh në zonën e Deerlijk në Belgjikë, ndërsa mësohet se hajdutët e dyshuar janë kapur pasi akuzohen për 7 grabitje që kanë ndodhur gjatë muajit shkurt.

Mësohet se vjedhjet kanë ndodhur midis datave 13 dhe 17 shkurt, ndërsa tre shqiptarët janë zbuluar pasi makina që kanë përdorur për grabitjet u pikas nga autoritetet belge pasi ishte parë në një nga vendngjarjet.

Pas ndalimit, tre shqiptarëve iu zbuluan disa bizhuteri dhe sende me vlerë si edhe një sasi prej rreth 7000 eurosh që dyshohet se ishin marrë nga banesat e vjedhura përgjatë ditëve të kaluara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: