Biznesmeni Elman Abule, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka kërkuar ndryshimin e vendqëndrimit të tij. Ndonëse sot është caktuar seancë, gjyqi do të shtyhet për shkak të bojkotit të avokatëve.

Biznesmeni është nën hetim për veprën penale të “Pastrimit të parave” dhe është i përfshirë në dosjen që lidhet me hetimet për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Tashmë gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: