Në fillim një karton i verdhë, më pas një zëvendësim në fundin e pjesës së parë. Elseid Hysaj u largua nga fusha gjatë sfidës kundër Atalanta i trishtuar, aq sa nuk i dha dorën as Rrahmanit, zyrtarisht nuk kemi të bëjmë me një zëvendësim taktik nga ana e Gattuso por më një dëmtim. Ka qenë vetë klubi i Napolit që saktësoi me anë të një komunikate për mediat se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në puplën e majtë. Për Gattuson do të thotë një shqetësim më shumë përpara sfidës kundër Juves.

Hysaj
Hysaj

Pjesa e mbetur e këtij sezoni pritet të jetë shumë e rëndësishme për Hysaj, anësori kuqezi kërkon të jetë në fushë për të treguar se sa vlen në një kohë kur në fund të sezonit do të largohet nga Napoli. Hysaj ka shumë admirues, edhe në Serie A, ku në skenë së fundmi ka dalë sërish ekipi i Romës. Agjenti i tij, Mario Giuffredi, ishte në një takim me drejtorin e Romës, Tiago Pinto ku temë diskutimi ishte jo vetëm rinovimi i Veretout por dhe mundësia për të transferuar mbrojtësin shqiptarë në kryeqytet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: