Adrian Bajrami zgjodhi të largohej nga Shqipëria, për të kaluar në radhët e përfaqësueses së Zvicrës. Së fundmi, në një intervistë të dhënë, mbrojtësi u shpreh i lumtur për ftesën.

“Telefoni im nuk po ndalet. Po pranoj numër të madh të mesazheve dhe përgëzimeve nga familja dhe shoqëria, që natyrisht se më bëjnë shumë të lumtur.

U linda dhe u rrita në Zvicër. Është shtëpia ime. Qëkur nisa të luaja për Luzernin, e kam ndier se sa më rehat ndihem këtu. Nuk mundem, nuk dua dhe asnjëherë nuk do t’i fsheh rrënjët shqiptare. Jam krenar për këtë. Por është e qartë se ndihem në shtëpi në Zvicër”.

Xhaka? Ende nuk e njoh atë personalisht, por mezi pres që ta takojë. Ai është model për shumë futbollistë të rinj. Ishte njësoj për mua. Gjithmonë e kam ndjekur Granitin”.- tha Bajrami.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb