Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.
Në mesazhin e saj, Koçeku është ndalur tek ngjarjet që ndodhën në Theth disa kohë më parë, ku pati ndërhyrje nga IKMT për prishjen e dhjetëra ndërtimeve pa leje. Aksione që u fokusuan në struktura akomoduese, si bujtina e shtëpi.
Ajo shkruan se “i kërkon falje Thethit dhe i cilëson ato ditë si më të vështirat. Ndërsa shton se tanimë do t’i përfaqësojë ato vende ashtu si duhet.
Reagimi
I kërkoj falje prej zemre Thethit.
Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.
Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.
S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye.
