Christophier Galtier mund të firmosë në Arabinë Saudite. Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri i njohur po mendon seriozisht një ofertë të ardhur nga Saudi Pro League. Tekniku francez vjen pas një eksperience te PSG, skuadër të cilën e drejtoi për 50 ndeshje. Më parë, Galtier ka udhëhequr ekipe si Saint-Etienne, Nice dhe Lille.

Pista arabe mund të jetë shumë interesante për “timonierin”, pasi përvecc aspektit financiar, ai do mund të provonte edhe një eksperiencë të re, shumë larg Europës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb