I larguar nga Vllaznia pas humbjes me Egnatian, drejtori sportiv Tefik Osmani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku falenderon shkodranët për bashkëpunimin.

“Sot kam një falenderim të veçantë për tifozët e mrekullueshëm shkodrane, për lojtarët e ekipit në veçanti, Bekim Balajn, kapitenin që së bashku i shkuam aq pranë titullit. Stafin teknik që kam punuar, në veçanti, V.Sinani. Falenderoj presidentin që më besoi këtë detyrë në një kohë të vështirë për Vllazninë që me përkushtim të gjithë së bashku e nxorrëm nga lufta për mbijetesë në luftën për titull në final four. Kontratës sonë i erdhi fundi dhe falenderoj qytetin e Shkodrës për mikpritjen. Falenderim të veçantë edhe për Ardit Krajën që çdo çast i ka qëndruar pranë ekipit” – tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb