Më 28 gusht të vitit 2015, gjatë një reportazhi që do përgatiste “Gazeta Shqiptare”, pati edhe një takim në burgun e Fushë-Krujës. Gazetarët takuan në bibliotekën e burgut Gentian Dodën, emër i cili është lakuar bujshëm së fundmi pas përgjimeve që çuan në arrestimin e gjykatësit Shkëlqim Miri.

Këtij të fundit iu gjetën në shtëpi 300 milionë lekë, që sipas përgjimeve të policisë, janë ryshfete të marra nga puna e tij. Sipas akuzës, më 23 maj 2017 gjyqtari Miri ka marrë një zarf me 30 mijë euro, ndërkohë që kjo përkon me kohën kur kushëriri i tij, Kujtim Miri ishte në lokal me personat e dërguar nga Gentian Doda.

Kush është Gentiani
Gentian Doda u ekstradua nga SHBA-të për në Shqipëri në vitin 2012, i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997. Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Sipas prokurorisë, nga hetimi i çështjes ka rezultuar se nga viti 1997 e në vazhdim shkak i konfliktit me pasoja të rënda ka qenë përplasja e vazhdueshme ndërmjet dy familjeve.

Nga hasmëritë mes dy fiseve në Mat numërohen të vrarë të paktën 16 persona që prej vitit 1997 e në vazhdim. Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte. Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vrarë aksidentalisht Asllan Gjoka.

Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Pas ekstradimit, i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale. Ndonëse vrau dy persona në ’97-ën, Gentian Doda fitoi lirinë vetëm pas 5 vitesh burg.

Takimi në burg
Gentian Doda ka trup mesatar e aso kohe, në gusht 2015 mbante mjekër pak më të gjatë. Në dukje ishte i qetë si tip e nuk bezdisej aspak nga prania e të huajve. “Me puro në gojë e penela në duar, Gentian Doda, i dënuar 20 vjet për vrasje të dyfishtë kryer në vitin 1997, hedh imazhe të fiksuara në kanavacë. Jemi shkëputur kështu në godinën e bibliotekës, aty ku të burgosurit merren edhe me krijime.

Lajmin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/11/14/matjani-u-lirua-nga-gjyqtari-miri-jeta-ne-burg-e-gentian-dodes-mes-purove-kubaneze-e-kanavacave/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb