Polumbarët e RENEA-s kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 58-vjeçarit, i cili u mbyt në rezervuarin e Prrenjasit.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Xh. D.

“Pas kërkimeve intensive, polumbarët që asistuan shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, mundësuan gjetjen e trupit të 58-vjeçarit, për të cilin familjarët kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, se dyshonin se ishte vetëmbytur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb